Tentoi të hynte në Shqipëri i armatosur, arrestohet 45-vjeçari nga Kosova. Në makinë iu gjet pistoleta dhe municion luftarak

Tentoi të hynte në Shqipëri i armatosur, arrestohet 45-vjeçari nga Kosova. Në makinë iu gjet pistoleta dhe municion luftarak

09:36, 20/04/2023
A+ Aa A-

Një 45-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi po tentonte të futej në Shqipëri i armatosur.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj 45-vjeçarit tashmë rëndojnë akuzat për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hynte në Shqipëri, i armatosur me pistoletë, falë inteligjencës informative shërbimet e Policisë vënë në pranga 45-vjeçarin nga Kosova.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak dhe automjeti që drejtonte 45-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me sherbimet e DVP Kukës, kanë goditur një rast të tentativës për të hyrë në Shqipëri, me armë zjarri.

Si rezultat, gjatë kontrollit me metoda bashkëkohore, të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin që drejtonte shtetasi F. D., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 45 vjeç, banues në Fushë Kosovë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco