Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

VIDEO/ Përgjakja e fushatës, ja çfarë paralajmëroi gazetari

21:24, 19/04/2023
A+ Aa A-

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, brenda në lokalin e tij në mes të ditës, ka ngritur mjaft hije dyshimi mbi motivet e kësaj ngjarje, ku pista kryesore është ajo me sfond politik. 

Nikulaj, kandidat për këshillin bashkiak të Lezhës me siglën e PSD, javët e fundit ishte angazhuar intensivisht në fushatë duke mbështetur kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Pashk Gjoni. 

Pak ditë më parë kryetarit të degës së PD në Vau Dejës iu bë atentat me tritol në makinë. Fatmirësisht Bernard Ndreca i mbijetoi shpërthimit. Opozita ngriti akuza se sulmi ishte politik për shkak të fushatës së zgjedhjeve lokale. 

Por çfarë po ndodh në të vërtetë?

Gazetari i Syri Tv Elkier Bushkolaj pak ditë më parë në një intervistë në media paralajmëroi se shumë eksponentë të krimit janë kthyer nga BE në Shqipëri dhe inkuadrimi i tyre në fushatë mund të përgjakë procesin.

Duke folur për zonat e nxehta kur mund të përgjakët procesi gazetari u shprehu se është veriu i vendit, Tirana dhe Elbasani.

Sakaq, në një postim në rrjetet sociale, Bushkolaj shprehet se biznesmeni që u ekzekutua në Shëngjin, Ardian Nikulaj, është një emër i njohur për politikën dhe policinë lokale atje.

"Përgjakja e fushatës, krim i paralajmëruar.... 
Një javë më parë në “Shqipëria Live” në Top Channel duke folur për revanshin e krimit në prag të zgjedhjeve lokale evidentova se kthimi i eksponentëve të botës së krimit në atdhe për procesin zgjedhor mund të pasohet me ngjarje kriminale, teksa fola dhe për zonat me risk të lartë ku mund të përgjaket fushata elektorale. Ardian Nikulaj nuk ishte një emër i panjohur as për autoritetet e rendit dhe as për politikën lokale në Lezhë
", ka shkruar ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco