EMRI/ Eksploziv, apartamentit të vëllezërve të akuzuar për vrasje, kundërshtarë të Ervis Martinajt

EMRI/ Eksploziv, apartamentit të vëllezërve të akuzuar për vrasje, kundërshtarë të Ervis Martinajt

07:26, 18/04/2023
A+ Aa A-

Gjatë natës i është vënë eksploziv, një apartamenti në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas burimeve, banesa bosh është e Mehmet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës.

Kujtojmë se Leonard Duka u arrestua pak kohë më parë, pasi të dy vëllezërit ishin të shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos në vitin 2019, njeriut të besuar të biznesmenit të zhdukur Ervis Martinajt.

Policia e Shtetit njoftoi detajet:

"Më datë 18.04.2023, rreth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.  Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit."

Kush është Leonard Duka dhe arrestimi i tij si kreu i 'klanit Duka’ në Belgjikë

Më 17 shkurt 2023, detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e Leonard Dukës në një provincë në Belgjikë.  Autoritetet belge e kanë prangosur Duken në shoqërinë e një vajze, mëngjesin e 14 shkurtit, që përkon me festën e Shën Valentinit, teksa në banesë u gjeten armë dhe shuma të konsiderueshme parash,

Mes armëve të zjarrit dhe shumave të konsiderueshme të parave, policia belge kapi në befasi të shumëkërkuarin Leonard Duka në një banesë private në një provincë të Brukselit, mëngjesin e 14 shkurtit.

Burime për Syri TV kanë bërë me dije se për  vendndodhjen e Leonard Dukës autoritetet belge janë njoftuar nga pala shqiptare që e kishte siguruar operacionin ne rruge operative.

Autoritetet shqiptare tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit tonë ku 37-vjeçari do të përballet me disa akuza si vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

37-vjeçari, i shumëkërkuar ndërkombëtarisht u shpall në kërkim pas vendimit të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me kërkesë të SPAK, që e akuzoi Leonard Dukën si të përfshirë dhe urdhërues të vrasjes së Santiago Malkos, por edhe disa krimeve të tjera në vendin tonë. 

Teksa i vetmi i arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos është Leonard Duka, në kërkim janë ende dhe 5 persona të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco