Avokati i 28-vjeçares së dhunuar: S'është bërë ekspertiza mjeko-ligjore, policia tenton ta zbehë ngjarjen

17:49, 17/04/2023
A+ Aa A-

Avokati i 28 vjeçares së dhunuar nga bashkëshorti i saj, Enea Cenko ka deklaruar se të resë nuk i nuk i është bërë ende ekspertiza mjeko-ligjore.

I ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, Cenko shprehet se urdhri për këtë ekspertizë është bërë, por nuk zbatohet pasi policia po tenton ta sfumojë ngjarjen.

“Autoritet, ministria, drejtësia, institucionet e mjekësisë ligjore duhet të dërgojë menjëherë gruptin e ekspertëve, mjekët që janë të gatshëm për të parë nga afër sepse ende nuk është kryer ekspertiza. Orët po kalojnë dhe nuk është kryer akti i ekspertimit qoftë dhe për të vërtetuar gjithçka çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me të mbrojturën nga unë. Me informacionet që kam unë nuk është bërë ende analiza a ka konsumuar lëndë narkotike apo jo sepse është një vepër penale akoma më e rëndë. Është dhënë një urdhër për ekspertimin e mjekësisë ligjore por ende nuk është zbatuar”, u shpreh Cenko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco