Tmerr në Tiranë/ Tentoi të vetëvritej me litar, familjarët e ndaluan! Më pas u hodh nga çatia

Tmerr në Tiranë/ Tentoi të vetëvritej me litar, familjarët e ndaluan! Më pas u hodh nga çatia

16:54, 13/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qytet Studenti sot. Një 29-vjeçar ka tentuar të mbysë veten me litar por kanë ndërhyrë familjarët dhe e kanë ndalur. I riu më pas ka hipur në catinë e shtëpisë dhe është hedhur nga lartësia.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco