‘Nuk ishte kërcënim, donin ta eliminonin’/ Eksperti i sigurisë zbulon çfarë e shpëtoi Ndrecën nga tritoli

‘Nuk ishte kërcënim, donin ta eliminonin’/ Eksperti i sigurisë zbulon çfarë e shpëtoi Ndrecën nga tritoli

15:41, 11/04/2023
A+ Aa A-

Eksperti i Sigurisë Fation Softa ka reaguar për shpërthimin me tritol në makinën e kreut të Grupit të Rithemelimit në Vaun e Dejës,  Benard Ndreca, mëngjesin e ditës së sotme.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ky është një akt i paprecedentë ndërsa theksoi se Ndreca ka shpëtuar për faktin se tritoli ishte vendosur në krahun e pasagjerit dhe jo të shoferit,.

Gjithashtu ai shtoi se personat që fshihet pas këtij atentati kanë dashur eleminimin e Ndrecës dhe se shpërthimi me tritol nuk ka qenë thjesht një kërcënim.

‘Ky është një akt i paprecedentë. Vendosja e eksplozivit në makinën e një personi qoftë ky pjesë apo jo e politikës është një akt makabër. Hetimi duhet të zhvillojë dhe një nga pistat mund të jenë pikërisht zgjedhjet.

Fatmirësisht vendosja e eksplozivit në krahun e pasagjerit e ka ruajtur Ndrecën, pasi po të ishte në krahun e shoferit dëmi do të ishte i drejtpërdrejt. Shpërthimi ka qenë më anë të lëvizjes dhe jo me telekomandë.

Fakti që lënda plasëse ka shpërthyer në momentin që ka  hipur personi, kanë qenë të  interesuar për eleminimin e Ndrecës. Kërcënim do të ishte nëse makina do të shpërthente para se Ndreca të futej në makinë’- tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco