Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Vrasja në Kavajë/ Armand Gosa masakroi me thika babain e dy fëmijëve për një shikim 10 vite më parë

Vrasja në Kavajë/ Armand Gosa masakroi me thika babain e dy fëmijëve për një shikim 10 vite më parë

13:58, 11/04/2023
A+ Aa A-

Armand Gosa humbi jetën në 29 Mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.

Por Armand Gosa nuk ishte hera e parë që përfshihej në një ngjarje kriminale. Emisioni Uniko nga Spartak Koka hedh dritë mbi një skenë të ngjashme që ka ndodhur edhe para 10 viteve po në qytetin e Kavajës, ku  së bashku më vëllain e tij në vitin 2012 masakruan me thika një të ri.

Viktima Gentjan Gjuzi në atë kohë humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë.

Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Si e përshkruan  Prokuroria ngjarjen e vitit 2012

Më datë 20.11.2012, ora 09.45 minuta në Lagjen Nr.2, Kavajë, dy vëllezërit Arian Gosa dhe Armand Gosa, pas një grindjeje që njeri prej tyre dhe pikërisht i arrestuari Arian Gosa kishte patur një ditë më parë me të dëmtuarin Gentian Gjuzi për motive të dobëta rrugaçërie, janë konfrontuar përsëri me këtë shtetas, në momentin kur ai po dilte nga dyqani i shtetasit Julian Karriqi. Në grindje e sipër, sipas deklarimeve të dëshmitarëve okular, të dy vëllezërit Arian dhe Armand Gosa kanë nxjerrë të dy nga një thikë nga xhepat e xhupave të tyre dhe me to kanë goditur të dëmtuarin Gentian Gjuzi në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën .

Këtë të fundit e kanë kanë trasportuar në gjendje të rëndë për trajtim mjeksor të specializuar në Spitalin Qëndror Ushtarak Tiranë, ku është shtruar menjëherë në reanimacion, ku ka

qëndruar i shtruar. Sipas kallëzimit të shtetasit Julian Karriqi, vëllezërit Arian dhe Armand Gosa janë konfrontuar më pas edhe me të duke e goditur dhe janë larguar nga vëndngjarja, duke lënë aty edhe njërën nga thikat, të thyer.

Çfarë rezultoi nga hetimet

Nga hetimi rezultoi se shtetasi Mentor Gjuzi më datë 20.11.2012 rreth orës 09.45 ka qënë në qëndër të qytetit të Kavajës tek pika e vodafonit dhe pak më tej ka parë të ulur në një kafe të pandehurit Arian dhe Armand Gosa të cilët, kanë qënë ulur tek kafe Paskuci jashtë lokalit dhe pas një debate me ta është goditur nga të dy vëllezërit më mjete të forta dhe ka rënë pa ndjenja për tokë.

Nga deklarimet e dëshmitarëve okularë në vendngjarje, sipas deklarimit te shtetasit Qemal Karriqi, i cili ndër të tjera ka thënë se djali i tij Julian Karriqi ka një dyqan në Kavajë në lagjen 2, ku shet aparatura të dixhitalbit, por dhe karta vodafoni ku ngjitur është një dyqan vodafon. Rreth orës 10:00 Qemali po vinte nga shtëpia për te dyqani i djalit dhe kur afrohet aty, në dyqan, ka parë Mentor Gjuzin, i cili kishte mbushur një kartë vodafon brenda në dyqan, u pershëndetën, ai ishte vetëm dhe makinën e kishte lenë në anë të rrugës kryesore në krah të dyqanit.

Në dyqan shërbente Juliani, djali i Qemalit. Sapo doli jashtë Mentori (Gentiani), në krahun tjetër të rrugës ishin vellezrit Arian dhe Edmond (Armand) Gosa, të dy këta kanë ardhur me shpejtësi në drejtim të Mentorit dhe pasi i janë afruar kanë filluar ta qëllojnë me thika dhe Mentori

ka renë në tokë duke bërtitur e kërkuar ndihmë. Jemi futur për t’i ndarë, unë krushku im Ilirjan Kadiu dhe djali im Juliani dhe të tjerë. Pastaj Juliani kërkoi ndihmë për ta çuar në spital Mentorin por makinat nuk ndalonin. Juliani mori makinën e tij dhe e transportoi në Spitalin e Kavajës. /tvklan.al/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lexues11/04/2023 16:33

Lajmi per vdekje i shoqeruar me nje foto te xhamise, duket sikur i lidh te dyja bashke. Mund te vendosni nje foto tjeter ju lutem, aq me shume qe eshte edhe ramazan

Shto koment

Denonco