VIDEO/ Qarkullonte me makinë i armatosur, arrestohet 23 vjeçari në Tiranë

14:48, 05/04/2023
A+ Aa A-

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur në flagrancë duke qarkulluar me makinë i armatosur.

Sipas policisë, në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Mesnata".

Qarkullonte me automjet, i armatosur, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Mesnata".

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco