EMRAT – FOTO/ ‘Babai yt po më vret’, gruaja i kërkoi ndihmë djalit! Mesazhi zanor që i dërgoi…

EMRAT – FOTO/ ‘Babai yt po më vret’, gruaja i kërkoi ndihmë djalit! Mesazhi zanor që i dërgoi…

09:54, 31/03/2023
A+ Aa A-

Një krim brenda një familje ka ndodhur në Itali, ku protagonistë fatkeqësisht janë sërish shqiptarët.

Bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur mesditën e djeshme në Terni, Itali, ku Xhafer Uruçi, 70 vjeç ka vrarë me thikë, bashkëshorten e tij, Zenepe Uruçi, 65 vjeçe. Krimi i rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Borgo Rivo në Terni.

Xhafer Uruçi mësohet se ka vrarë gruan në shtëpinë e tyre. Pak para se të ndodhte ky krim i rëndë, gruaja Zenepe Uruçi i kishte kërkuar ndihmë djalit të saj, duke i nisur një mesazh zanor në Ëhatsapp: “Babai yt po më vret”.

Pas kësaj, djali kishte marrë në telefon babain, i cili i ishte përgjigjur djalit të vet: Çfarë po bëj, po bëj një rrëmujë të madhe. Djali ishte munduar të lidhej me nënën e tij, por nuk ishte bërë e mundur, më pas kishte marrë në telefon një fqinje dhe policinë.

Kur këta kanë shkuar në banesën e familjes Uruçi, gruaja kishte vdekur, ndërsa është arrestuar autori i vrasjes, Xhafer Uruçi, 70 vjeç, bëjnë me dije mediat italiane.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco