SYRI TV/ Breshëri dëmton pjeshkët në Fier - Shegan, kultivuesit kërkojnë rimbursim

15:13, 28/03/2023
A+ Aa A-

Fermerët e Fier-Sheganit janë furnizuesit kryesorë me pjeshkë, si në Shqipëri, ashtu edhe në vende të tjera, por rënia e breshërit një ditë më parë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Fermerët kërkojnë të futen në skemën për rimbursim nga dëmet që shkaktohen nga dukuritë natyrore.

Syri tv

Bresheri i rënë pasditen e së hënës,  si edhe ulja e temperaturave kanë dëmtuar prodhimin e pjeshkëve, të   cilat dali në treg ditët e para të majit

Fermerët e Fier-Sheganit në lushnje kultivojnë mbi 150 hektarë me këtë kulturë dhe prej 20 vitesh mbajnë peshën e furnizuesit kryesor me pjeshkë në vend dhe eksport.

Kjo zonë preket çdo vit nga breshëri gjatë kësaj  periudhe,  duke shkaktuar dëm të konsiderueshme te kultivuesit.

Prodhimi nuk është i siguruar dhe vazhdimisht fermerët kërkojnë të futen në skemën e rimbursimit nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqesitë natyrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco