EMRI – VIDEO/ Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Tiranë vlonjati i kërkuar nga drejtësia italiane

09:54, 10/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane, në operacionin e koduar “Altamura”.

“Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Abdi Toptani”, Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit Sulejman Seferaj, 46 vjeç, banues në Vlorë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fast Albania/Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Altamura”, vihet në pranga një i kërkuar nga drejtësia italiane. 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, për kapjen e personave në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia italiane, Fast Albania organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Altamura”. 

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Abdi Toptani”, Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit Sulejman Seferaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim. 

Shtetasi Sulejman Seferaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuanë, në zonën e Altamuras dhe në zona të tjera përreth, në Itali.      

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco