Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

EMRAT/ Shkoi i dehur/ Nëna e 3 fëmijëve plagos me thikë bashkëjetuesin

EMRAT/ Shkoi i dehur/ Nëna e 3 fëmijëve plagos me thikë bashkëjetuesin

13:01, 08/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të këtij 8 Marsi në lagjen "Liri" në Fier.

Një grua 32-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve, Arinarda Asllani ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, Arjan Jorgati, 32 vjeç.

Në vendngjarje ka shkuar policia që ka arrestuar gruan, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se krimi ka ndodhur pas një sherri të çastit. Raportohet se viktima ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e saj, dhe pas debatit dhe sherrit, situata ka agravuar duke çuar në konflikt fizik mes tyre dhe më pas gruaja e ka goditur me mjet prerës.

NJOFTIMI ZYRTAR

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen Arinarda Asllani, 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesin, shtetasin Arjan Jorgati, 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Plagosje e lehtë me dashje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco