Flet fqinji i dy prej viktimave të Hutrës: Iu bllokua kallashi! Qëlloi me thikë të fejuarën dhe nënën e saj

Flet fqinji i dy prej viktimave të Hutrës: Iu bllokua kallashi! Qëlloi me thikë të fejuarën dhe nënën e saj

12:32, 02/03/2023
A+ Aa A-

Një nga fqinjët që ka shkuar ndër të parët në vendin e ngjarjes makabre ka deklaruar se ka parë tmerr me sy.

Në dëshminë e tij për mediat, fqinji tregon se njëra nga viktimat ishte në manikë dhe tjetra pas makinës.

Sipas fqinjit, ai ka marrë një thikë dhe ka qëlluar të fejuarën dhe nënën e saj dhe pas vrasjes është larguar me shpejtësi.

Fqinji: Kemi parë tmerr me sy. Një nga viktimat ishte në makinë njëra pas makinës. Unë kam shkuar vetëm pak minita pas masakrës. Autorit i është bllokuar kallashi. Ai ka marrë një thikë dhe ka qëlluar të fejuarën dhe nënën e saj. Ka qenë masakër e vërtetë. Djemtë e familjes kanë qenë në Gjermani. Sapo ka kryer vrasjen ai është larguar me shpejtësi nuk e kemi ndaluar dot. Më pas ka shkuar në drejtim të Kamzes. Dy të plagosurat i ka dërguar një fqinj më spital.

Sipas fqinjit objektivi krysor ka qenë kryefamilajri i familes Hysa. Ky i fundit ka ardhur vetëm pak minuta pas tragjedisë pasi ishte në një dyqan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco