EMRI/ Aksidenti në Kroaci, identifikohet shoferi që vdiq

EMRI/ Aksidenti në Kroaci, identifikohet shoferi që vdiq

13:29, 26/02/2023
A+ Aa A-

Zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin tragjik gjatë natës në Kroaci, ku një autobus me targa shqiptare humbi kontrollin dhe u përmbys.

Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Gazmir Korbi, një prej shoferëve të autobusit, i cili nuk ishte duke i dhënë mjetit në kohën kur ndodhi aksidenti.

Image

Ndërkohë, ambasadori shqiptar në Zagreb, Riza Poda pohoi se kishte pasur kontakte me të plagosurit që ndodhen të shtruar në dy spitale, atë të Ogulinit dhe Karlovacit, shkruan Balkanweb.

Ndërkohë, 9 pasagjerë, përfshi këtu dhe shoferin që drejtonte mjetin, janë plagosur dhe ndodhen në spital.

Po ashtu ambasadori pohoi se një grua ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion, në spitalin e Ogulinit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco