Vrasja e Joyt, lihet i lirë pas 24 orësh shoferi i kazinosë

Vrasja e Joyt, lihet i lirë pas 24 orësh shoferi i kazinosë

11:32, 26/02/2023
A+ Aa A-

Është larguar nga ambientet e komisariatit Numër 1, Rodi Barçi, shoferi i cili punonte në një kazionë me Joy Ayoko.

Teksa pak më vonë është shoqëruar edhe shoqja e 22-vjeçares keniane, Emili. Burime bëjnë me dije se dëshmia e tyre nuk ka ndihmuar grupin hetimor lidhur me zbardhjen e ngjarjes se mistershme.

Ndërkohë që të njëjtat burime bëjnë me dije se pritet të ketë persona të tjerë të shoqëruar.

Joy Ayoko humbi jetën pak ditë më parë në Kenia, ku u dërguar nga mamaja e saj, pas muajsh qëndrimi në spital në gjendje kome në Tiranë.

Gjithçka nisi në muajin gusht, ku një person ende i pa zbuluar nga policia e dhunoi dhe e hodhi nga dritarja e banesës së saj me qira në Tiranë.

Trupi i saj, në grahmat e fundit të jetës u gjet me vonesë nga shoqja e dhomës. I dyshuari kryesor për ngjarjen u mor në pyetje shumë muaj pas ngjarje. Drama e Joy Auoko doli me vonesë në media.

Sepse policia e mbajti të fshehtë historinë e saj.

Ishte këmbëngulja e gazetarëve për të njohur të vërtetën, denoncimet e nënës dhe shoqeve të saj, që nxitën reagimin e opinionit publik dhe vunë në lëvizje prokurorinë.

22 vjeçarja nga Kenia ishte një vajzë e vetme, emigrante që punonte në Tiranë për t’i siguruar ca para nënës së saj. Ndoshta për këtë, prokurorë dhe policë e kanë neglizhuar zbulimin e të vërtetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco