VIDEOLAJM/ Sherri mes vajzave minorene trondit opinionin, reagon më në fund edhe policia

19:56, 24/02/2023
A+ Aa A-

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” mes një grupi vajzash minorene në Tiranë. Aty duket se disa vajza konfliktohen me njëra-tjetrën dhe më pas nisin përplasjen fizike.

Disa prej tyre hedhin në tokë bashkëmoshataren dhe e godasin me shkelma, ndërsa i shkulin flokët. Ato zihen pranë ambienteve të shkollës dhe përdorin fjalor rruge. Të tjerët as nuk përpiqen të futen mes tyre që t'i japin fund këtyre pamjeve aspak të këndshme për t'u parë, por bëjnë gati telefonat për të filmuar sherrin.

Në një reagim zyrtar për ngjarjen, shkolla ‘Kongresi i Manastirit’, bën me dije se ngjarja ka ndodhur më 15 shkurt, në vendin e quajtur ‘Pallati Dilo’ rreth një kilometër larg shkollës, pra jo në ambientet e shkollës. Sipas tyre i është kërkuar policisë së shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur.

Shkolla bën me dije se asnjë nga vajzat nuk e ka raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka shoqëruar 5 fëmijët e mitur, të cilët u përfshinë në një konflikt fizik jashtë ambienteve të shkollë ‘Kongresi i Manastirit’. Sipas policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç (një djalë e 4 vajza).

“Pas verifikimeve të kryera për identifikimin e tyre, në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës, u bë i mundur identifikimi i një të mituri që kishte filmuar konfliktin, si dhe identifikimi i 4 të miturave të përfshira në konflikt. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç (një djalë e 4 vajza). Nga verifikimet paraprake të kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur me datë 15.02.2023, në rrugën "3 Dëshmorët", dhe jo në ambientet e shkollës "Kongresi i Manastirit". Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura,” thuhet në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco