Mediat zvicerane: Bandat kriminiale shqiptare monitorojnë policinë, kamerat e hequra rikthehen sërish

Mediat zvicerane: Bandat kriminiale shqiptare monitorojnë policinë, kamerat e hequra rikthehen sërish

19:44, 24/02/2023
A+ Aa A-

Lajmi se në Shqipëri, mafia kontrollon rivalët dhe policinë përmes kamerave po bën shumë bujë në mediat botërore. Këtë herë është një nga portalet më të mëdhenj në Zvicër, ‘20Minuten’, që raporton për këtë rast të denjë vetëm për narkoshtetet

Nga Rouven Felix, 20Minuten

Në Shqipëri, kriminelët kanë instaluar rreth 500 kamera vëzhgimi për të spiunuar policinë dhe grupet rivale kriminale. Autoritetet shqiptare e hasën këtë gjatë një hetimi. “Kamerat e vendosura nga individë apo grupe kriminale janë përdorur edhe për të marrë informacione për lëvizjen e forcave të policisë,” thuhet në një deklaratë.

Rreth gjysma e kamerave të vëzhgimit të instaluara ilegalisht u gjetën në kryeqytetin Tiranë. Megjithatë, shumë kamera janë gjetur edhe në qytetin e Shkodrës.

Pika e nisjes për hetimin e policisë për këtë rast ka qenë pikërisht Shkodra, e cilësuar si një pikë e nxehtë e krimit të organizuar. Herët në mëngjesin e 13 janarit 2023, disa lëndë plasëse shpërthyen në shtëpinë e shefit të policisë vendore, Pëllumb Shpati. Në kuadër të hetimeve, policia hasi në kamerat e para të paligjshme.

U hoqën dhe u rivendosën

Policia ka hequr menjëherë kamerat e vëzhgimit që ka gjetur. Megjithatë, bandat përgjegjëse shqiptare nuk u trembën nga kjo. Vetëm tre ditë më vonë, kamerat e vëzhgimit u gjetën sërish në të njëjtat vende: tetë ishin në vende publike, 13 ishin vendosur përgjatë një rruge.

Sipas policisë, të gjithë kamerat e zbuluara ishin të lidhura me celularë. Megjithatë, hetuesit nuk ishin në gjendje që të binin në gjurmët e marrësve. Deri më tani, përgjegjësit nuk janë gjetur.

Por gjithsesi, nuk do ketë ndonjë dënim të ashpër me burg. Vendosja e kamerave të paligjshme të vëzhgimit është vepër penale, por dënohet vetëm me gjobë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco