Buletini ditor i Covid/ 11 të infektuar në 24 orët e fundit

Buletini ditor i Covid/ 11 të infektuar në 24 orët e fundit

19:04, 24/02/2023
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 11 raste pozitive për koronavirusin. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 409 testime të kryera, të infektuar rezultuan 5 qytetarë në Tiranë, 2 në Pogradec, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Dimal, Kuçovë.

Ndërkohë, janë 151 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,717 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 409

Testime totale 2,039,035

Raste pozitive 333,466

Raste të shëruara 329,717

Raste Aktive 151

Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 123

Fier 9

Berat 5

Shkodër 4

Vlorë 4

Korçë 3

Lezhë 3

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco