EMRAT/ Plagosje me thikë në Vlorë

EMRAT/ Plagosje me thikë në Vlorë

17:39, 24/02/2023
A+ Aa A-

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, pas një sherri të ndodhur në lagjen ‘Partizani’.

Burime nga policia janë shprehur se bëhet fjalë për plagosjen e 52-vjeçarit Genci Serjani.

Autori i krimit është prangosur 1 orë pas ngjarjes dhe bëhet fjalë për Armando Mustafën, 33 vjeç.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 52-vjeçar, kapet pas një orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, 33-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes.

Sot, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. M., 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta policore, pas një orë ndjekjeje, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. M., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco