Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Organizonin baste online në një lokal, arrestohen 3 persona në Tiranë

Organizonin baste online në një lokal, arrestohen 3 persona në Tiranë

14:59, 16/02/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë kanë rënë 3 persona të cilët janë kapur në flagrancë duke vendosur baste onlinë në një lokal në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 51 vjeç, G. D., 25 vjeç, dhe B. B., 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Last game 3”.

Goditet 1 rast i organizimit të lojërave të fatit, në një lokal, vihen në pranga 3 shtetas. 

Sekuestrohen 3 aparate celulare që përdoreshin për lojëra fati.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në kuadër të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Last game 3". 

Si rezultat i këtij operacioni, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilën u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 51 vjeç, G. D., 25 vjeç, dhe B. B., 35 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në një lokal në Rrugën e Dafinave, në administrim nga shtetasi Sh. H., duke organizuar lojëra fati nëpërmjet aparateve celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco