Plagosi me armë gjimnazistin në Kurbin, gjendet pistoleta me të cilën qëlloi i riu

Plagosi me armë gjimnazistin në Kurbin, gjendet pistoleta me të cilën qëlloi i riu

22:10, 13/02/2023
A+ Aa A-

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur nga autori në ngjarjen e ndodhur në Laç ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 12:20 ku jashtë rrethimit të gjimnazit, shtetasi A. Gj. ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. Rr.

“Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kontrolleve të shtuara me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 12:20 ku jashtë rrethimit të gjimnazit, shtetasi A. Gj. ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. Rr., u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit e përdorur nga autori, të cilën e kishte hedhur për ta fshehur në një parcelë toke, në afërsi të një ure në Sanxhak.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit si dhe disa fishekëve luftarakë të cilët iu gjetën në dhomën e tij gjatë kontrollit të banesës. Shtetasi A. Gj. u arrestua në flagrancë për veprat penale " Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake" – njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco