Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin, ish-ministri kërkon uljen e dënimit

Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin, ish-ministri kërkon uljen e dënimit

09:54, 10/02/2023
A+ Aa A-

Shtyhet sërish seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që ishte planifikuar të zhvillohej mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Elbasanit.

Mësohet se shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokati mbrojtës të Tahirit.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjes, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.

Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco