Devijon papritur hetimi për plagosjen e 40-vjeçarit në Vlorë, gjendet një shtëpi bari në një vilë katër katëshe

Devijon papritur hetimi për plagosjen e 40-vjeçarit në Vlorë, gjendet një shtëpi bari në një vilë katër katëshe

09:20, 10/02/2023
A+ Aa A-

Merr krejtësisht një tjetër rrjedhë ndryshe ngjarja e ditës së djeshme në Vlorë, ku një 40 vjeçar u plagos me armë zjarri në lagjen 10 Korriku në Vlorë.

Edhe pse fillimisht u ngritën dyshime se plagosje kishte të bënte me një konflikt pronësi, burime konfidenciale nga policia e Vlorës konfirmojnë se menjëherë pas ngjarjes është zbuluar një shtëpi bari, në pjesën e kodrës mbi spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë.

Mendohet se shtëpia e barit është zbuluar në kontrollin që i është bërë një prej dy personave të përfshirë në atë ngjarje të rëndë.

Shtëpia e barit zbuluar në një vilë disa katëshe.

Madje në polici janë marrë në pyetje edhe banorë aty pranë dhe punonjës OSHE.

Pritet që të konfirmohet plotësisht teksa mësohet se në orët në vijim do të ketë një konferencë për media nga policia e shtetit për këtë zbulim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco