Si mashtroi policia shqiptare për 8 tonët e drogës, që trafikuan policët dhe doganierët e arrestuar mbrëmë

Si mashtroi policia shqiptare për 8 tonët e drogës, që trafikuan policët dhe doganierët e arrestuar mbrëmë

11:07, 17/04/2017
A+ Aa A-

Gati pas çdo operacioni të policisë italiane apo greke që kanë rezultuar me kapjen e dhjetëra tonëve hashash, policia shqiptare ose ka mohuar implikimin e palës sonë, ose edhe më keq është mburrur se këto suksese të fqinjëve janë arritur pas informacioneve të tyre.

Kështu ka ndodhur edhe me sasinë rekord prej 8 tonësh të deri asaj kohe të kapur në Venecia më 4 Shkurt të këtij viti nga policia italiane, në një kamion që vetëm “me letra” ishte nisur nga Maqedonia dhe kishte kaluar tranzit nëpërmjet doganës së Qaf Thanës dhe asaj të Durrësit për në Ankona.

Mediat italiane që atëherë zbuluan, se bëhej fjalë për një skemë, ku ishin të përfshirë doganierët dhe policia kufitare shqiptare. Këto lajme u përcollën edhe në mediat shqiptare, por zyra e shtypit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, bëri urgjentisht një javë më vonë më 11 Shkurt, përgënjeshtrimin.

Por mbrëmë pas një operacioni të suksesshëm të prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me homologët italianë u zbulua e gjithë skema, ku përfshihet edhe rasti i Shkurtit i përgënjeshtruar. Janë plot 18 doganier dhe punonjës policie, për të cilët tashmë ka urdhra arrestesh të cilët në bashkëpunim me mafien e kanabisit kanë bërë të mundur në të paktën dy raste të dokumentuara kalimin “e ligjshëm” të 10 tonëve drogë, ku më i bujshmi është ai i 11 Shkurtit për të cilin policia shqiptare mohonte (mashtronte) kategorikisht përfshirjen e shqiptarëve dhe zyrtarëve të saj.

Njoftimi i policisë së datës 11 Shkurt

“Policia italiane ka konfirmuar që në lidhje me një artikull që ka qarkulluar në media për sekuestrimin e 8 ton lëndë narkotike në Venecia, Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz e as në mjete. Konfirmimi vjen nga DCSA, Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë. Hetimi është sekret dhe ndiqet nga tre Prokurori në Itali. Nuk mund të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por konfirmojmë që nuk ka të përfshirë nga pala shqiptare. Organizata kriminale është e drejtuar nga shtetas të Maqedonisë. Policia e Shtetit mbetet nga partneret më të fuqishëm të policisë italiane në luftën kundër trafiqeve në përgjithësi dhe të trafikut të lëndëve narkotike në veçanti”.

Pjesë nga njoftimi i datës 16 Prill nga Krimet e Rënda

“... Janë 18 persona ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar në Itali 10 ton drogë në dy raste të ndryshme në shkurt dhe në mars 2017. Rasti i parë ka ndodhur në 5 shkurt 2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës…”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Syri18/04/2017 18:53

Ore qafe thanen lereni se nuk ka hyre kanabisi nga maqedonia po thuaj atij ekspertit te peshave te renda te merret me elbasani ku eshte ngarkuar droga, aty flen lepuri. Eksperti mos te merret me gjurmet te shkoje tek ujku apo ka ......

edi17/04/2017 21:36

Policia eshte motori i rilindjes, une e besoj udheheqesin tone te lavdishem

ERTV17/04/2017 11:38

Sajmoja eshte reu, po nuk doli koka e sajes ska hetim te sakt, skeni pare gje akoma

Eno17/04/2017 11:16

Pilicia apo çfardo institucioni tjeter pergjegjes per hetimer, nuk ju thote njerzve se çfare bejne. Ju i doni expertimet dhe hetimet siç ju pëlqejne, pra konsum kafeneje!

Shto koment

Denonco