SYRI TV/ Vdekja e grave në maternitet, aksion simbolik para 'Koço Gliozhenit'

14:22, 06/02/2023
A+ Aa A-

Vdekjet e dy grave në maternitet javën e kaluar kanë ngjallur reagim tek qytetarët. Një aksion simbolik është zhvilluar këtë të hënë para maternitetit "Koço Gliozheni", me mesazhe për mosneglizhencë në mjekim dhe ndalim të marrjes së parave përkundrejt ofrimit të trajtimit mjekësor.

Nga SYRI TV

Ngjarjet e javës së kaluar ku brenda një harku shumë të shkurtër kohor humbën jetën dy gra që morën trajtim në maternitet, kanë ngjallur reagimin e opinionit publik. Këtë të hënë një grup aktivistësh zhvilluan një aksion simbolik para maternitetit "Koço Gliozheni", duke bërë thirrje për mosneglizhencë nga ana e mjekëve dhe dhënie fund fenomenit të marrjes së parave përkundrejt ofrimit të shërbimit mjekësor.

Kujtojmë se më 31 janar, një 34-vjeçare në Elbasan humbi jetën vetëm 6 orë pasi kishte kryer një abort në maternitetin e Elbasanit. Disa orë më pas, një 29-vjeçare humbi jetën 4 ditë pas lindjes në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Gazetare: F. Çela

Operator: V. Selamaj

Montazhier: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco