SYRI TV/ Dosja 1.2 mln €, lirohen zyrtarët e Ministrisë së Financave

15:21, 02/02/2023
A+ Aa A-

Avokati i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt, pretendoi pas rrëzimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Apel, se mosfunksionimi i ligjit për nëpunësin civil ka ndikuar që shpesh gjyqësori të gabojë.

SYRI TV

Avokati Sokol Hazizaj, nuk iu përgjigj interesit të mediave për pagesat e ribëra nga ministria e Financave ndaj të pandehurit tjetër Ilir Thanës.

Gjatë seancës u evidentua edhe një precedent, ku prokurorja e Apelit Arta Marku kërkoi arrest shtëpie, me arsyetimin se 3 të pandehurit paraqesin rrethana objektive për mos dëmtim të hetimeve nën një masë më të lehtë. Një qëndrim i tillë ngre pikëpyetje mbi zbatimin e ligjit unifikues për vendimet në Apel, dhe qëndrimit që duhet të mbajë prokurori i Apelit në rastin kur kësaj gjykate nuk i është drejtuar ai vetë, por pala e akuzuar, siç ishte rasti në fjalë. Zyrtarët e arrestuar akuzohen për shpërdorim detyre, me dëm 1.2 milionë euro ndaj shtetit. Mbi 48 milionë lekë të reja përfitoi Ilir Thana nga Buxheti i Shtetit nga veprimet e tyre. Bëhet fjalë për likuidimin për herë të dytë të vlerës së një magazine në Tiranë, për të cilën me vendim Gjykate, Thana ishte dëmshpërblyer një herë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco