VIDEO SYRI-TV/ Tërmeti dëmtoi dhjetëra banesa, banorët e Klosit: Jemi jashtë, duam ndihmë

18:13, 16/01/2023
A+ Aa A-

Një goditje tërmeti 4.7 ballë ka shkaktuar panik në Dibër e thuajse në të gjithë Shqipërinë e mesme, duke shkaktuar edhe jo pak dëme materiale.

Autoritetet raportojnë për të paktën 20 banesa të dëmtuara në bashkinë Klos, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Banorët kërkojnë ndihmë nga shteti, për riparim të dëmeve.

Syri Tv 

Vendi ynë u trondit nga lëkundje të forta tërmeti mbrëmjen e të dielës.

Epiqendra ishte rreth 3 km larg bashkisë së Klosit, ndërsa fuqia e tërmetit ishte 4.7 ballë e shkallës rihter në thellësi 5 km.

Tërmeti i fortë u pasua nga disa pas goditje, me itensitet më të ulët, të cilat kanë shkaktuar panik te qytetarët, në Dibër, Tiranë, Durrës, Elbasan etj.

Dëmet materiale të tërmetit janë të mëdha, kryesisht në bashkinë Klos, ku llogariten deri tani më shumë se 20 banesa të dëmtuara në fshatrat Xibër, Gurrë dhe qytezën e klosit.

Banorët kërkojnë ndihmë nga shteti, për rikonstruksionin e shtëpive.

Në qytetin e Bulqizës, situata paraqitet problematike në një pallat, i cili u dëmtua tre vjet më aprë nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa lëkundjet e së dielës, kanë shkaktuar plasaritje më të mëdha. banorët apelojnë për ndihmë, pasi kanë frikë të futen në banesa.

Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu, deklaroi se do të bëhet vlerësimi i dëmeve në terren.

Në vijim pritet të ketë një raport më të qartë për dëmet që ka lënë pas tërmeti i ditës së diel.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco