EMRAT/ Të shtënat në Fier, ja kush është plagosur, identifikohet edhe autori

EMRAT/ Të shtënat në Fier, ja kush është plagosur, identifikohet edhe autori

13:47, 13/01/2023
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një qendre tregtare në Fier ku ka mbetur i plagosur 50-vjeçari Dashamir Muçaj.

Ndërkohë që burimet shpjegojne për Syri tv se autori i plagosjes së 50-vjeçarit pas një sherri, është Altin Nika.

Mësohet se policia është në kërkim të autorit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco