'Baste Sportive' nëpër lokale, arrestohen 2 persona në Tiranë

'Baste Sportive' nëpër lokale, arrestohen 2 persona në Tiranë

12:12, 06/01/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi janë kapur në disa lokale duke vënë baste sportive. Policia njofton se në pranga janë vënë personat me iniciale L. Xh., 28 vjeç dhe A. M., 44 vjeç të cilët do të përballen me akuzën për këtë vepër penale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparatet celulare.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Goditen 2 raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fati i lojërave".

Vihen në pranga 2 shtetas që vinin baste sportive, me aparat celular.

Sekuestrohen 2 aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar "Fati i lojërave", kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Xh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal, në rrugën "Petro Nini Luarasi”, duke vënë baste sportive, me aparat celular.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal, në rrugën "Loni Ligori”, duke vënë baste sportive, me aparat celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparatet celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco