Zbulohet identiteti i 5 personave të arrestuar për vrasjen e të riut kuksian në Prizren

Zbulohet identiteti i 5 personave të arrestuar për vrasjen e të riut kuksian në Prizren

15:53, 03/01/2023
A+ Aa A-

Pesë persona janë shoqëruar në polici pas sherrit që nisi në lokalin “Kobra City” në Prizren dhe përfundoi me vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

I arrestuar i parë për këtë rast është vet pronari, Dibran Hoxhaj, i cili po dyshohet se ka shtënë në drejtim të dy të rinjve nga Kukësi, njëri prej të cilëve humbi jetën, e tjetri ka mbetur i plagosur.

Por kush janë pesë të ndaluarit e tjerë?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije emrat dhe moshën e personave të arrestuar, ndaj të cilëve tashmë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të ndaluarit janë, Dibran Hoxhaj 38 vjeç, Enver Amrllahi 35 vjeç, Jesmir Badallaj 46 vjeç, Burim Mazreku 28 vjeç, Arben Vezaj 38 vjeç, Kujtim Gashi 39 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco