Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRAT/ Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në Prizren, pas sherrit mes grupeve në një lokal nate

EMRAT/ Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në Prizren, pas sherrit mes grupeve në një lokal nate

08:16, 03/01/2023
A+ Aa A-

Policia e Kukësit njoftoi se 31-vjeçari Visart Cengu, banor i zonës, ka ndërrtuar jetë mëngjesin e së martës, rrugës duke u sjellë për në spitalin e qytetit nga Prizreni i Kosovës. I plagosur ka mbetur edhe një shok i tij, Rufgen Shehu 27 vjeç që janë qëlluar pas një sherri në një lokal nate në Prizren nga disa shtetas kosovarë.

Të dy të plagosurit u transportuan me makinë nga një shok i tyre, Arben Basha, për të në spital, por vetëm njeri mundi të mbijetonte.

Policia e Kukësit tha se ata janë qëlluar një person me inicialet D.H në momentin kur ishin duke u larguar nga lokali në Prizren. Dyshohet se ai është Dibran Hoxhaj, pronari i klubit "Cobra City".

 “Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra 31-vjeçari V.C, ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa 27-vjeçari R.Sh, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C, R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

 

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco