VIDEO/ E verbuan dritat e makinës përballë, 75-vjeçari humb kontrollin e Benz-it dhe bie në kanal

21:16, 02/01/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Dimal-Lushnje, në fshatin Gajdë.

Një automjet tip Mercedez Benz, me targa AA 795 OF, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Mësohet se 75-vjeçari Lefter Ndrio, udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe sapo ka dalë nga kthesa e Urës së Kuçit ka humbur kontrrollin e makinës.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë nxjerrë nga mjeti pa lëndime,me ndihmën e banorëve të zonës.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.

Sipas policisë, mendohet se 75-vjeçari ka humbur kontrrollin e mjetit pasi është verbuar nga dritat e makinave përballë.

Duhet theksuar se ky aks nacional, ashtu si dhe aksi nacional Dimal-Fier është i gjithi pa ndriçim, çka e bën edhe më të vështirë qarkullimin në këtë aks, që deri në fshatin Fiershegan është i gjithi me kthesa të forta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco