Në kërkim për grabitjen e çiftit të moshuar në Itali, i riu shqiptar kapet në Slloveni

Në kërkim për grabitjen e çiftit të moshuar në Itali, i riu shqiptar kapet në Slloveni

11:38, 31/12/2022
A+ Aa A-

Një 28-vjeçar shqiptar u ndalua nga policia sllovene, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest europian. I riu kërkohej për një grabitje në shtëpinë e një çifti të moshuar, ngjarje e ndodhur natën e 9 gushtit 2021 në Altivole.

Shqiptari, duke kërcënuar me thika bashkëshortin rreth 81 vjeç, arriti të vidhte rreth 4 mijë euro. Hetimet e karabinierëve të Castelfranco Veneto, të koordinuara nga komandanti Enrico Zampolli bëri të mundur arrestimin e një italian dhe një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhej në burgun Vasto (Chieti). 28-vjeçari, anëtari i tretë i bandës, kishte arritur të arratisej në Shqipëri ku u gjet më pas.

Ditët e fundit i riu është ndaluar për kontroll nga policia në Obrezje të Sllovenisë, ku është arrestuar dhe më pas, pas formaliteteve të zakonshme në gjykatën e Krskos, në kufirin e Triestes – Fernetti, është dorëzuar tek autoritetet italiane. Shqiptari ndodhet në burgun Santa Bona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco