Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ Përplasi për vdekje këmbësorin, gjendet pas 9 ditësh shoferi i BMW

EMRI/ Përplasi për vdekje këmbësorin, gjendet pas 9 ditësh shoferi i BMW

10:16, 31/12/2022
A+ Aa A-

Autoritetet në Elbasan kanë bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 22 të këtij muaji. Në një njoftim zyrtar thuhet se “si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit Nigert Kikija, 33 vjeç, banues në Papër, Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore, policia thotë se rezultoi se 33-vjeçari, më 22 Dhjetor në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, duke drejtuar automjetin tip “BMW X3”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin D. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, i cili ka qenë duke lëvizur me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Automjeti tip “BMW X3” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 22.12.2022.

Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit N. K., 33 vjeç, banues në Papër, Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, duke drejtuar automjetin tip “BMW X3”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin D. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, i cili ka qenë duke lëvizur me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Automjeti tip “BMW X3” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco