Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Kosovë, moskujdesi prindëror çon shumë të mitur në Qendrën e Riedukimit

Kosovë, moskujdesi prindëror çon shumë të mitur në Qendrën e Riedukimit

08:50, 31/12/2022
A+ Aa A-

Prishtinë - Fëmijët nuk bien në konflikt me ligjin sepse ata zgjedhin të jenë problematikë. Rrethana të ndryshme ndikojnë në formimin e karakterit të tyre.

Në hulumtimin e gazetares Kaltrina Rexhepi të emisionit “Udhëve” në RTK, janë trajtuar disa raste të fëmijëve të cilët si shkak i kujdesit të pamjaftueshëm, sot gjenden në Qendrën Korrektuese në Lipjan, si të dënuar, shkruan RTK.

Familja, rrethi dhe institucionet janë ato që kanë dështuar t`i trajtojnë. Ka fëmijë, që vjedhjen e kanë zgjedhur si zgjidhje për mbijetesë.

 “Unë kam ndejt rrugëve e s’kam ndejt  në shtëpi, e mua më vyjshin dika për të jetuar, duhej të vidhja. Krejt e dinin  por unë s’kam jetuar me ta”, thotë ky fëmijë.

“Babai ishte i martuar me tjetër grua, dhe ajo ka folur me babin tim edhe i ka shti fjalët, edhe më kanë përzënë  prej shtëpisë, dhe unë prej 11 vjetëve jam rrugëve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj e pranon se ky prind nuk kishte kujdes të mjaftueshëm ndaj djalit të tij.

“Ju njoftojmë se është intervistuar edhe babai i fëmijës dhe i njëjti, ka deklaruar se ka hequr dorë nga përkujdesi ndaj të miturit”, deklaron Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Kjo prokurori, deklaron se ndaj prindit të të miturit, ka ngritur aktakuzë, nën dyshimin për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Këtë lloj trajtimi nuk e ka vërejtur organi i kujdestarisë, ata që e kanë barrën kryesore për t`i mbrojtur fëmijët pa kujdes prindëror, dhe nuk e di që ndaj tij ka aktakuzë të ngritur.

“Organi i kujdestarisë asnjëherë nuk ka vërejtur që ky fëmijë keqtrajtohet nga prindi i tij, për aq kohë sa ka qenë duke u trajtuar në QPS”, shkruan në përgjigjen me shkrim të Qendres për Punë Sociale.

Sipas sociologes Flaka Ymeri, është shumë e theksuar mungesa e punës me këta fëmijë.

“Mungon edhe shërbimi i terapive familjare, sidomos te këta fëmijë që janë përsëritës  sepse aty shihet se niveli i edukimit bazik në familje ka munguar, dhe vazhdon të mungojë dhe ata vazhdimisht dalin dhe prapë bëjnë gabime”, thotë Ymeri.

Sipas shoqërisë civile, pjesë e domosdoshme është hetimi i rrethanave që shtyjnë fëmijët të bien në konflikt me ligjin.

 “Fokusi duhet të jetë që të analizohet rasti në përgjithësi, të analizohet situata e familja, rrethi me të cilin jeton”, thotë Fjolla Hoxha Tërmkolli nga organizata “Terre des Hommes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco