Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gjykata e Lartë sërish në kolaps, janë edhe 29 mijë çështje për t'u shqyrtuar

17:34, 30/12/2022
A+ Aa A-

Në Gjykatën e Lartë për 2 vite nga 36 mijë çështje që prisnin për t'u gjykuar, numri i tyre ka rënë në 29 mijë. Ndërkohë për të njëjtën periudhë numri i vendimeve të marra është rreth 12 mijë. Zv/kryetari i kësaj Gjykate, Sokol Sadushi evidentoi tërheqjet e shumta që janë bërë së fundmi nga rekurset, për shkak se janë të pabaza, ndërsa vuri theksin tek gjyqehumbësit më të shumtë, që janë organet publike, në 76% të rasteve. 

Nga Syri TV

"Nga 36.000 që prisnin për t'u gjykuar në mars të vitit 2020, sot numri i çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë është ulur në 29,010, ndërkohë që numri i vendimeve të marra për këtë periudhë është 11.764". 

Kështu deklaroi zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi gjatë një komunikimi me mediat në kuadfër të bilanceve vjetore.

Ai tha se ka patur një numër të lartë të rekurseve që janë tërhequr, pas thirrjeve të vazhdueshme se disa prej tyre janë të pabazuara dhe për këtë duhen frenuar kërkesa të tilla. 

Prej tre vjetësh, fokusi i opinionit publik ka qenë tek ulja e numrit tepër të lartë të çështjeve të prapambetura. Kjo ishte dhe vijon të mbetet një prej sfidave kryesore të trupës së gjyqtarëve. Nga 36.000 çështje që prisnin për tu gjykuar në mars të vitit 2020, sot numri i çështjeve të prapambetura (backlog) është ulur në 29,010, ndërkohë që numri i vendimeve të marra për këtë periudhë është 11.764.

Sokol Sadushi, zv/kryetar i Gjykatës së Lartë

Sadushi tha se e ndarë sipas fushave, nuk kalojnë testin e pranueshmërisë 75% e rekurseve në Kolegjin Civil, 83% në Kolegjin Administrativ dhe 80% në Kolegjin Penal.  

Përherë e kemi evidentuar si një problematikë shqetësuese numrin e lartë të rekurseve, të cilat nuk arrijnë të kalojnë testin e pranueshmërisë. Rreth 80% e rekurseve të paraqitura rezultojnë të pasuksesshme. E ndarë sipas fushave, nuk kalojnë testin e pranueshmërisë 75% e rekurseve në Kolegjin Civil, 83% në Kolegjin Administrativ dhe 80% në Kolegjin Penal. 

Sokol Sadushi, zv/kryetar i Gjykatës së Lartë

Numri dy i Gjykatës së Lartë ceku edhe numrin e lartë të gjyqeve që kanë humbur organet publike në raport me personat apo individët privat.

Sadushi radhiti edhe disa nga arsyet si dhe institucionet publike që janë konsideruar në shumë raste gjyqehumbëse. 

Në raportin ndërmjet individëve e personave juridik privatë, nga njëra anë dhe organeve publike nga ana tjetër, kalimi me sukses i testit të pranueshmërisë së rekursit është në favor të të parëve. Për vitin 2022, organet publike rezultojnë gjyqhumbëse në 2,355 çështje administrative e civile (76%), ndërsa individët/personat juridik privatë rezultojnë gjyqhumbës në 728 çështje (24%).   

Sokol Sadushi, zv/kryetar i Gjykatës së Lartë 

Sa i përket tërheqjes së palëve nga rekursi, Sadushi solli rastin e Policisë së Shtetit.

Moskalimi i testit të pranueshmërisë në afro 80% të rekurseve të paraqitura adreson shqetësimin tek aktorët e sistemit të drejtësisë, përfshirë avokatët privatë, Avokaturën e Shtetit, si dhe prokurorinë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka paraqitur 500 kërkesa për heqje dorë nga rekursi. Institucione të tjera kanë qenë ISSH, Kadastra, të gjitha ministritë pa përjashtim. Institucionet kanë detyrimin të vlerësojnë ekzistencën e shkaqeve të mjaftueshme ligjore, përpara se të vendosin t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë.

 

Sokol Sadushi, zv/kryetar i Gjykatës së Lartë

Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, foli edhe për vakancën prej 3 vendesh në strukturën e saj, çka do jepte tjetër stimul punës së këtij institucioni sipas tij, por gjithashtu, ceku edhe mungesat në radhët e këshilltarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco