Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bilanci i COVID/ 30 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 13 të tjerë

Bilanci i COVID/ 30 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 13 të tjerë

17:00, 30/12/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirus nga 470 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 2 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 13 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 197 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 8 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Durrës, Dibër, Berat, Dimal.

Statistika ( 30 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore                30
Të shëruar në 24 orë             13
Të shtruar në spitale             2
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       470

Testime totale                   2,019,544
Raste pozitive                      332,768
Raste të shëruara                  328,975
Raste Aktive                             197
Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                     144
Fier                           20
Vlorë                         12
Gjirokastër                8
Kukës.                      3
Durrës.                     2
Berat.                       2
Shkodër                   2
Dibër.                       2
Lezhë.                     1
Elbasan.                  1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco