Tenderi për Kardhiq-Delvinë, Sonila Qato paraqitet në Gjykatën e Posaçme

11:56, 23/12/2022
A+ Aa A-

Sonila Qato, ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, kur pritet te zhvillohet seanca paraprake nëse do të kalojë apo jo në gjykim.

Me herët SPAK, i ka komunikuar akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me tenderin e rruges Kardhiq-Delvinë.

Më 3 tetor, ajo u thirr për herë të parë në SPAK, ku tha se ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit si ish-drejtoreshë e ARRSH, lidhur me procedurat e ndërtimit të aksit Kardhiq-Delvinë.

“Është një procedurë që ka filluar tre vjet më parë me dorëheqjen time, në të cilën dhashë detaje nga rrethanat e çështjes në dijeninë time. Procedura e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. Me sa u njoftova, po hetohet për shkelje të barazisë në tendera”, tha ish-drejtoresha.

Ajo refuzoi të japë komente të mëtejshme, duke shtuar se shkaku i dorëheqjes së saj ishte për t’i dhënë mundësinë drejtësisë të bëjë detyrën e vet duke hetuar deri në fund këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco