Shkodër, përmbytja tërhiqet me ngadalë, 1300 ha mbeten ende nën ujë

Shkodër, përmbytja tërhiqet me ngadalë, 1300 ha mbeten ende nën ujë

09:21, 23/12/2022
A+ Aa A-

Pavarësisht se ujërat janë tërhequr edhe nga 200 ha tokë të tjera në bashkinë e Shkodrës, sipërfaqja e përmbytur vazhdon të mbetet e lartë: 1350 ha mëngjesin e sotëm. Në rreth 20 oborre e stalla ka ende prani uji.

Kuota në Drin 6.10 m nga 7.50 m kuota maksimale

Kuota në liqen 8.55 nga 8.70 m kuota maksimale

Në njesinë administrative Ana Malit është e  përmbytur një sipërfaqe prej 1000 hektarësh. Në rrugën e Obotit nuk kalohet; niveli i ujit është 50 cm. Kalimi mund të bëhet vetëm me mjete të larta ushtaraka dhe ën zonë janë dy mjete me 8 efektivë të Forcave të Armatosura.

Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.

Në njësinë administrative Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e kalueshme me mjete të larta; në vendin e quajtur Urrelat uji arrin në lartësinë 10 cm; sipërfaqja e tokës e përmbytur llogaritet në 300 ha kurse në  Velipojë në 50 ha.

Strukturat e Emergjencave Civile të bashkisë së Shkodrës janë prezente në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco