Fier, kapet bashkëpunëtori i tretë i trafikantëve, i zoti i makinës me 85 kg kanabis

Fier, kapet bashkëpunëtori i tretë i trafikantëve, i zoti i makinës me 85 kg kanabis

08:46, 23/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka vënë në pranga, 26-vjeçarin Vahid Rizvani, banor i fshatit Hamil, me makinën e të cilit, një “Audi Q7”, dy persona dje po transportonin tri thasë me kanabis.  

Policia e Fierit në bashkëpunim me "Shqiponjat"  zbuluan se ai ishte pronari i automjetit me të cilin dy persona,  A. T, 25 vjeç, që u arrestua dje gjatë operacionit “Hamil” dhe N. R, 31 vjeç, i shpallur në kërkim, po transportonin 85 kg kanabis.

Policia tha se ende po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Pamjet e kapjes së makinës me kanabis:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco