Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

EMRI/ Vrau gruan me çekiç, burg për jetë shqiptarit në Itali

EMRI/ Vrau gruan me çekiç, burg për jetë shqiptarit në Itali

18:44, 22/12/2022
A+ Aa A-

Është dënuar me burg për jetë shqiptari Gëzim Alla, i cili një vit më parë vrau gruan e tij me çekiç. 

Muratori Gëzim Alla, 53 vjeç vrau me çekiç bashkëshorten e tij 38-vjeçare Dorina Alla në prill të vitit 2021, u dënua me burgim të përjetshëm.

Siç raporton Ansa, dënimi është dhënë nga Gjykata e Assizes e Vicenza-s, e kryesuar nga Antonella Toniolo, mëngjesin e sotëm, të enjten, 22 dhjetor.

Krimi i tmerrshëm ndodhi në banesën e çiftit në Pove del Grappa ndërsa fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nën krevatin e dhomës së tyre nga frika.

Gjykata gjithashtu e dënoi shqiptarin me dëmshpërblim pasuror dhe jomaterial, me një shumë të përkohshme të menjëhershme prej 100,000 euro për çdo fëmijë, si dhe i hoqi edhe kujdestarinë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco