‘Në tentativë për të vjedhur një magazinë’, arrestohen 2 vëllezërit në Tiranë, i sekuestrohet makina

‘Në tentativë për të vjedhur një magazinë’, arrestohen 2 vëllezërit në Tiranë, i sekuestrohet makina

16:02, 22/12/2022
A+ Aa A-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në inteligjencën informative se dy shtetas do të vidhnin në një magazinë, në bulevardin e Kasharit, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tyre. 

Në rrugën "Pavarësia", gjatë natës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, shtetasit M. J., 34 vjeç dhe J. J., 20 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

U kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër). 

Sekuestrohen një automjet dhe materiale të ndryshme të vjedhura më parë nga këta shtetas.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në inteligjencën informative se dy shtetas do të vidhnin në një magazinë, në bulevardin e Kasharit, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tyre. 

Në rrugën "Pavarësia", gjatë natës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, shtetasit M. J., 34 vjeç dhe J. J., 20 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas kanë kryer disa vjedhje të tjera. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të tyre.    

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet që dyshohet se përdorej nga dy vëllezërit, për të kryer vjedhjet, si dhe materiale të ndryshme, të dyshuara të vjedhura më parë.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco