VIDEO-SYRI TV/ Samiti dhe protesta, Rrumbullaku: Garantojmë sigurinë, nuk ndalojmë protestën

14:20, 03/12/2022
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka njoftuar sot masat e marra për garantimin e Samitit të BE-së në Tiranë por edhe për mbarëvajtjen e protestës. Ende nuk ka dakortësi për vendin e mbajtjes së protestës, pasi Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtori i Policisë deklaruan se nuk do të lejohet brenda perimetrit të sigurisë. Rrumbullaku hodhi poshtë zërat për dhunë, duke pohuar se të gjitha të dhënat janë për një protestë të qetë e pa probleme.

Nga SYRI TV

Policia e Shtetit ka njoftuar sot masat e marra për mbarëvajtjen e Samitit të liderëve të Bashkimit Europian në Tiranë më 6 dhjetor dhe protestës së njoftuar nga opozita. Duket se ende nuk ka një dakortësi mes opozitës dhe Policisë së Shtetit sa i përket vendit ku do të mbahet protesta. Partia Demokratike ka njoftuar se protestuesit do të mblidhen para godinës së Kryeministrisë, por drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku u shpreh se ky vend është brenda perimetrit të sigurisë.

I pyetur nga gazetarët për incindentet e mundshme gjatë protestës, Rrumbullaku hodhi poshtë zërat, duke pohuar se të gjitha të dhënat janë për mbajtjen e një protestë paqësore nga ana e opozitës.

Para njoftimit të masave nga Drejtori i Policisë, për gazetarët foli edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Sipas ministrit, Policia ka marrë masat e nevojshme për të dyja zhvillimet, por vendi i mbajtjes protestës, mbetet një çështje e pazgjidhur.

Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e protestës më datë 6 dhjetor ora 12:00, protestë të cilën e ka cilësuar si manifest në mbështetje të Bashkimit Europian dhe kundër asaj që e ka cilësuar si mafia në pushtet e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco