Simon Mirakaj: Prokuroria pengesë për gjetjen e eshtrave të viktimave të komunizmit, duhet t'i lusësh të bëjnë punën

Simon Mirakaj: Prokuroria pengesë për gjetjen e eshtrave të viktimave të komunizmit, duhet t'i lusësh të bëjnë punën

08:52, 02/12/2022
A+ Aa A-

Simon Mirakaj, ish i përndjekur dhe ish anëtar i Autoritetit të Dosjeve ishte i ftuar në studion e Ora Neës ku ka hedhur akuza në drejtim të prokurorisë, e cila sipas tij nuk kryen gërmimet për të zhdukurit në kohën e komunizmit.

Ai tha se i kanë treguar dhe vendin dhe prokurorisë, sipas tij,  duhet ti lutesh që të kryejë punën e saj.

Mirakaj: Në një diskutim të tillë rreth gjetjes së eshtrave unë dhashë mendimin tim të menjëhershëm.Kur më ke ekzekutuar vëllanë nuk ke ardhur që të më marrësh leje ta ekzekutoj vëllain apo jo.Përse unë duhet të vi ti lutem prokurorit unë? E vë në dijeni por në qoftëse e di vendin se ku është ekzekutuar pse të mos shkojë ta gërmojë? Ja çoj lajmërimin e policisë, për hir të vërtetës policia gjithmonë ka qenë e gatshme, e vetmja që bie në pengesë është prokuroria. Unë duhet të shkoj ti lutem atij. Ky është një detyrim moral./Ora news/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco