Dy viktima orët e fundit në vend, një e moshuar rrëzohet aksidentalisht tjetra vetëvritet

Dy viktima orët e fundit në vend, një e moshuar rrëzohet aksidentalisht tjetra vetëvritet

17:01, 30/11/2022
A+ Aa A-

Dy ngjarje tragjike janë regjistruar në pasditen e sotme në Shqipëri, ku dy të moshuar kanë humbur jetën.

Një grua rreth 68 vjeçe në Korçë është rrëzuar aksidentalisht dhe ka humbur jetën, ndërsa një e moshuar rreth 85 vjeçe është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës në Tiranë.

Njoftimet:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasja B. B., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco