'Ekstremist fetar i palarë’, Xheni Karaj përplaset me imamin Curri: Filmi Strange World i ndihmon fëmijët

'Ekstremist fetar i palarë’, Xheni Karaj përplaset me imamin Curri: Filmi Strange World i ndihmon fëmijët

15:30, 30/11/2022
A+ Aa A-

 Imami Ilir Curri debatoi sot me Xheni Karajn për filmin “Strange World”, në të cilin promovohen edhe homoseksualë. Gjatë një interviste në Euronews Albania, Karaj u shpreh se përfshirja e personazheve homoseksualë në filma i ndihmon fëmijët LGBT që të përfaqësohen.

Unë nuk mendoj që një skenë e tillë ose trajtimi i një tematike të tillë mund të bëjë fëmijët gay apo mund t’u ndryshojë seksualitetin. Filma të tillë krijohen nga gjigandët e kinematografisë. Një nga arsyet është fakti që fëmijët duhet të respektojnë njëri-tjetrin, siç është bullizmi jo vetëm ndaj komunitetit LGBTI. Përfshirja e personazheve LGBT i ndihmon fëmijët LGBT që të përfaqësohen, të pranojnë veten e tyre”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë e saj u kundërshtua nga Curri, i cili nënvizoi se agjendja LGBTI nuk siguron vazhdimësinë e familjes.

Ruajtja e familjes është një amanet i madh nga Zoti i botëve. Agjenda LGBTI nuk e siguron vazhdimësinë e familjes”, u shpreh ai.

Menjëherë ndërhyri Karaj e cila nuk pranoi të vazhdonte bisedën dhe u largua nga linja telefonike.

Mos më nxirrni dikë që flet për Allahun, këta ekstremistët fetarë, që flasin me gjuhën e vrasjes dhe të urrejtjes. Unë me mjekrosh të palarë që nuk dinë të respektojnë të drejtat e njeriut unë nuk flas”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco