U aksidentua për vdekje nga një shqiptar/ Sa jetë do shpëtojnë organet e dhuruara nga 21 vjeçarja në Geqi?

U aksidentua për vdekje nga një shqiptar/ Sa jetë do shpëtojnë organet e dhuruara nga 21 vjeçarja në Geqi?

14:12, 30/11/2022
A+ Aa A-

Një 21 vjeçare greke e njohur me emrin Manuela humbi tragjikisht jetën oasi u përplas nga një mjet që drejtohej nga një 26 vjeçar shqiptar.

Pas vdekjes së të resë, prindërit e saj vendosën që të dhuronin organet e së bijës, pasi siç thanë ata, kjo ishte dëshira e saj.

Mediat greke raportojnë se një 40-vjeçare, e cila është nënë e një fëmije dhe jetonte me aparatin mbështetës të zemrës, do marrë zemrën e 21-vjeçares.

Ndërsa mëlçia e vajzës do të merret nga një burrë, i cili sipas të njëjtave informacione ishte prej disa kohësh në listën pritëse.

Po ashtu, edhe korneat e 21-vjeçares janë hequr nga okulistë dhe do të transferohen në Bankën e Syve AHEPA, ku do të ekzaminohet se cilët pacientë përputhen me të.

Për veshkat, kryhen teste speciale për të gjetur marrës. Ndërsa mushkëritë e saj u konsideruan të papërshtatshme për transplantim.

E reja u aksidentua për vdekje nga 26-vjeçari shqiptar, i cili e la të gjakosur në asfalt dhe u largua. Ai po gjykohet dhe për momentin rrezikon të dënohet me burgim deri në 15 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco