Trafikuan 43 kg drogë nga Shqipëria në Greqi, katër të arrestuar

Trafikuan 43 kg drogë nga Shqipëria në Greqi, katër të arrestuar

19:15, 18/11/2022
A+ Aa A-

Policia në Selanik ka arrestuar 3 shqiptarë dhe një greke pasi u kapën në makinë me 41 kilogramë marijuanë.

Mësohet se banesat e të arrestuarve shërbenin për magazinimin e drogës ndërsa raportohet se u gjet sërish marijuanë, 123 gramë kokainë dhe 1 peshore elektronike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia greke mësohet se u zbuluan edhe 4675 euro cash. Droga mësohet se është trafikuar nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco