Grabiten një banesë nën kërcënimin e thikës, arrestohen autorët në Lezhë

Grabiten një banesë nën kërcënimin e thikës, arrestohen autorët në Lezhë

15:32, 14/11/2022
A+ Aa A-

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se nën kërcënimin një mjeti prerës (thikë) kanë kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.    

Arrestimi i tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Benefit".

“U bë arrestimi i shtetasve:  A. M., 21 vjeç dhe E. K., 17 vjeç, banues në Zejmen.  Këta 2 shtetas, nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.”, njofton policia.    

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll. 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco