SYRI TV/ Zhduket Dritan Rexhepi, mediat e Ekuadorit në kërkim të ‘mbretit të kokainës'

13:25, 14/11/2022
A+ Aa A-

Dritan Rexhepi, shqiptari i cilësuar si “mbreti i kokainës, dyshohet se është arratisur pas lirimit me kusht. Ai është personazhi më i përfolur në mediet ekuadoriane ditët e fundit, pasi nuk dihet vendndodhja edhe pse duhet të mbante kontakte me autoritet deri në përfundim të dënimit në vitin 2027

Nga SYRI TV

Dritan Rexhepi i konsideruar si mbreti i trafikut të kokainës prej 4 ditësh është kthyer në kryefjalën e medieve në Ekuador.

Mediat vendase kanë kërkuar të kontaktojnë personin, i cili që më 15 janar të këtij viti është ‘zhdukur’ në drejtim të paditur.

Rexhepi është liruar me kusht për shkak të sjelljes së mirë, pasi nuk kishte asnjë lloj tentative për t’u larguar dhe dënimi i tij përfundonte në vitin 2027.

Po ashtu, avokatët e shqiptarit, kanë paraqitur në gjykatë edhe një raport pune për të.

Hera e fundit që Dritan (Gramoz) Rexhepi është parë ka qenë paraqitja e tij në policinë vendase në 15 janar, por policia dhe as autoritetet e tjera përgjegjëse nuk kanë dhënë shpjegime për “fatin” e trafikantit shqiptar që me sa duket ka realizuar edhe arratisjen e radhës.

Rexhepi është i shumëkërkuar jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Belgjika dhe Italia.

Ai u përfol si i përfshirë në rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, pukjanit që u mor peng për shkak të një sasie kokaine që humbi në portet e Anglisë dhe mafia e drogës akuzoi pikërisht vëllanë e Jan Prengës si personin që e kishte marrë këtë sasi.

Mediet në Ekuador shkruajnë se Dritan Rexhepi, krimineli shqiptar organizoi një strukturë të sofistikuar për dërgimin e kokainës nga Ekuadori në Evropë.

Ai, njihet edhe me emrat Lulzim Murataj ose Edmir Kraja.

Sipas Balkan Insight, është lideri i një federate kriminale të trafikantëve shqiptarë të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Kjo nuk është hera e parë që Dritan Rexhepi tenton të dalë nga burgu.

Më 23 dhjetor 2020, një gjyqtar mohoi kërkesën për lirimin e kapos shqiptar. Avokat i Rexhepit ishte Harrison Salcedo, i cili u qëllua me armë në prill të këtij viti në Kuito.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco